Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit.
Ndaj tij Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhëresat. Ai dyshohet se kreu veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tetë muaj burgim.
Drejtoria rajonale e policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.