Arrestohet një person si i dyshuar për dhunimin e të mitures në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një person si i dyshuar për dhunimin e të mitures në Gjilan

    Insajderi
    28 August 2023 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar në Gjilan.

    Për këtë rast është ndaluar për 48 orë një person i rritur.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se policia ka pranuar informata për rastin e këtij dhunimi.

    “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale me datën 28.08.2023 ka pranuar informacion për një rast ,,Dhunim’’, në të cilin rast viktima e rastit është e moshës së mitur. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të mitur me urdhër të së cilit një i dyshuar i moshës madhore është ndalur në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark