Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic për dhunë në familje.
Po ashtu IPK ka bërë të ditur se të njëjtin e ka suspenduar nga puna.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë për media
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Hajvali/Prishtinë, 1 janar 2025
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graqanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graqanicë.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.