Arrestohet një posedues kokaine në Ferizaj, policia i sekuestron veturën, dy armë dhe narkotikët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një posedues kokaine në Ferizaj, policia i sekuestron veturën, dy armë dhe narkotikët

    Insajderi
    20 March 2025 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person u arrestua dje në Ferizaj, pasi në veturën e tij u gjet sasi narkotikësh.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

    Sipas njoftimit të policisë, së pari u gjet substancë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë, në veturën e të dyshuarit.

    Më pas, u kryen bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku u gjeten armë, kokainë e para.

    “si prova materiale në total janë konfiskuar: një pistoletë pa municion, një pushkë gjuetie, tri qese me narkotikë të llojit kokainë, në peshë prej 5.37 gramë, 1025 € para kesh, tri kartela bankare, dy telefona dhe vetura e tij me targa vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është inicuar si “Blerje, shtije dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark