Arrestohet një serb në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vrasje, prezantim të rremë dhe mashtrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një serb në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vrasje, prezantim të rremë dhe mashtrim

    Insajderi
    06 December 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgatitje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.           

    “PËRGADITJE E VEPRËS  PENALE  VRASJE & PREZANTIM I REMË  SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN.  Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark