Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar.
Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb dyshohet se ka fishkëlluar pranë një tavoline të një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të cilët ishin sot për vizitë në Veri.