Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një shtetas i Rusisë në Zveçan.
I dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.