Në pikë kalimin kufitar të “Hani i Elezit”, është arrestuar një shtetas i Turqisë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Arrestimin e tij e ka bërë Policia e rajonit të Pejës, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë. Policia nuk ka bërë të ditur se me çfarë akuzash ngarkohet ky shtetas turk.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com