Një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar lidhur me therjen e një prizrenasi pasditen e së shtunës, i cili vdiq teksa trajtohej në QKUK.
Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka bërë të ditur për arrestimin e shtetasit turk, ndonëse s’ka njoftuar se për çka dyshohet, shkruan Gazeta Insajderi.
“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë”, bën të ditur PK’ja.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Gazeta Insajderi raportoi me burime se viktima është identifikuar si Auron Thaçi.
Tashmë është publikuar fotografia e tij: