Arrestohet një tjetër tunizian i dyshuar për sulmin në Berlin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një tjetër tunizian i dyshuar për sulmin në Berlin

    Insajderi
    28 December 2016 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët gjermanë kanë njoftuar këtë të mërkurë se kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas tunizian, që sipas tyre mund të jetë përfshirë në sulmin e javës së kaluar me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin. 

    Shtetasi 40-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, është arrestuar në Berlin gjatë bastisjes së shtëpisë dhe biznesit të tij, siç thonë prokurorët. Numri i telefonit të tij ka qenëi ruajtur në telefonin celular të Anis Amri, tunizianit që besohet të ketë drejtuar kamionin drejt turmës së njerëzve më 19 dhjetor. Amri, 24 vjeç, u vra gjatë një shkëmbimzjarri me policinë italiane në periferitë e Milanos, gjatë së premtes.

    Sa i përket të dyshuarit të ri, prokurorët thanë në një deklaratë se “hetimet e mëtejshme tregojnë se ai mund të jetë përfshirë në sulmin në fjalë”, pas të cilit mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Grupi i Shtetit Islamik mori përsipër përgjegjësinë e atij sulmi.

    Prokurorët kanë kohë deri mbrëmjen e së enjtes për të përcaktuar nëse çështja ndaj 40-vjeçarit do të jetë e mjaftueshme për ata që të kërkojnë edhe arrestin formal të tij. Kjo do t’u mundësonte atyre ta mbanin atë në paraburgim derisa të mund të ngrihen akuzat.

    Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse Amri ka pasur një rrjet mbështetjeje në planifikimin dhe kryerjen e sulmit, e më pas në arratisjen e tij nga Berlini. Ata po mundohen të zbulojnë edhe rrugëtimin e tij nga Berlini drejt Milanos, që sipas policisë italiane mendohet se Amri mund të ketë udhëtuar përmes Francës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark