Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani është arrestuar në Belgjikë.
Njoftimi u bë përmes një komunikate të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit.
Prangosja e Huseyin Akkurt, u bë të hënën rreth orës 14:00 në Bruksel, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve belge dhe gjermane.
Akkurt ishte shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit.
Derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit.
Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.
Ngjarja tragjike tronditi opinionin në Gjermani, Kosovë dhe më gjerë.