82-vjeçarja Nazmie Buci nga Shkodra u rrah nga nusja e saj, 43-vjeçarja Elmira Buci.
Nusja, sipas dëshmisë së të moshuarës, e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja. Policia e Shkodrës e ka arrestuar Elmira Bucin pas denoncimit të këtij rasti, shkruan A2.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.
Djali i 82-vjeçares, Ylli Buci, 50 vjeç, pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk e lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin, por e kritikoi të emën duke i thënë “pse ke bërë fjalë me nusen time”.
Ngjarja ndodhi para dy ditësh, më 10 shtator, ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është e kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi ta lajmërojë askënd sepse nusja e saj ia kishte thyer telefonin.
Mori mjekim në spital dy ditë pasi u rrah. Elmira Buci u arrestua nga Policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.