Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet M.K. (1987), i cili dyshohet se në rrugën ”Onufri” kishte shtënë me armë zjarri nga një veturë me targa regjistrimi vendor.
Policia së bashku me hetuesit si provë materiale kanë konfiskuar fillimisht veturën, më pas një revole dhe një armë automatike AK-47 prodhim jugosllav si dhe një karikator me 18 copë municion.
Policia njofton se i dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes por më vonë është arrestuar nga policia.
I dyshuari akuzohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtje në shfrytëzim, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./Insajderi.com