Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar një të mashkull nën dyshimin se që nga viti 2014 ka qenë duke e ngacmuar një femër.
“Sipas viktimës, i dyshuari që nga viti 2014 e ka ngacmuar në mënyra të ndryshme si përmes kontaktit e po ashtu edhe përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, përkundër dëshirës së saj, njofton policia.
Personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky person është vetëm njëri nga 28 të tjerëve të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Siç njofton policia, nga 28 të arrestuarit në këtë periudhë kohore, 13 vazhdojnë të jenë në mbajtje./Inasjderi.com