Arrestohet pasi rrëmbeu me forcë ish-bashkëshorten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet pasi rrëmbeu me forcë ish-bashkëshorten

    Insajderi
    15 April 2016 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë tentuar që të rrëmbejnë me forcë një femër.

    Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e njërit prej të dyshuarve.

    Të dyshuarit me forcë e kishin marr viktimën nga një restorant dhe e kishin futur në veturën e tyre, njofton policia.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si rrëmbim.

    Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjithsej 23 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  10 nga ta vazhdojnë të jenë në mbajtje.

    Po ashtu, policia njofton se janë shënuar 52 aksidente, ku në një rast ka pasur të vdekur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark