Arrestohet pasi theri me thikë dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet pasi theri me thikë dy persona

    Insajderi
    25 March 2016 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka sulmuar fizikisht si dhe më thikë dy persona të tjerë mbrëmë pasmesnate në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit.

    Deri tek incidenti ka ardhur  pas disa mosmarrëveshjeve që kishin këtë persona mes vete.

    Viktimat e sulmit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë duke marrë tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

    I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë sipas raportit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona në vend./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark