Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se në një lokal në Prishtinë ka vjedhur një arkë, e cila ka qenë e dedikuar për persona në nevojë.
Vjedhja ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.