×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet i forti i Prizrenit, kapet në flagrancë për fajde

    Insajderi
    22 August 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beqir Hoxha familjar i ish-kryetarit të Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxhës është arrestuar sot për veprën penale “Fajdeja”. Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Insajderi i njëjti që nga viti 2016-të ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të një familje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm. Në total ai ka përfituar me fajde mbi 78 mijë euro nga ta. Hetimi për rastin e Hoxhës u nis me urdhër të prokurorit, Petrit Kryeziu.

    Në dokumentin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila është siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se Hoxha kishte kontraktuar një shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të një borxhi ndaj një familjes në Prizren.

    Kryefamiljari Sh.S i familjes së dëmtuar kishte kërkuar 6 mijë euro borxh me qëllim të investimit në një biznes familjar. Hoxha ndal nga ajo shumë 600 euro në emër të kamatës mujore dhe i njëjti paralajmëron Sh.S-në se nëse i vonon të hollat duhet çdo muaj ta ndajë të njëjtën shumë.

    Djali i Sh.S, pra F.S nga viti 2016-të deri në prill të 2023, u detyrua t’i paguaj Hoxhës plotë dyzet e nëntë mijë e dyqind euro.

    “I dëmtuari F.S nga muaji qershor 2016 deri në muajin prill 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6,000 euro vazhdon të paguaj nga 600 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 49,200 (dyzet e nëntë mijë e dyqind) euro, i gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguaj shumat e kamatave”, thuhet në dokument.

    Në shkurt të vitit 2018, F.S kërkon edhe 3.000 euro, kurse në mars merr edhe plotë 2.000 euro të tjera nga Hoxha. Për paratë që ai kishte marrë, u paralajmërua nga i pandehuri (Beqir Hoxha) se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore.

    Pra, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro.

    Përgjatë këtyre viteve në total Hoxha ka përfituar mbi 78 mijë euro. Ai ka përfituar shuma të mëdha parash anipse nuk ishin në proporcion me borxhet e dhëna.

    “Në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 (shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’i paguaj kamatat, i pandehuri e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata ditore”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

    Lidhja e Beqir Hoxhës me drejtësinë

    Beqir Hoxha i arrestuari sot njihet gjithashtu edhe për lidhjet familjare që kishte në sistemin e drejtësisë në Prizren.

    Ai e ka axhë ish-kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxhën.

    Po ashtu gjyqtarin Lulzim Hoxha djalë të axhës. Ndërkaq, sikurse me Lulzimin lidhjen e njëjtë familjare e ka edhe me ish-zëvëndësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga LDK, Valdet Hoxhën i cili tash ushtron profesionin e avokatit. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark