Arrestohet për kanosje një përson në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet për kanosje një përson në Ferizaj

    Insajderi
    08 December 2021 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni policor në Ferizaj ka bërë të ditur se me datën 31.10.2021 kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt ishte një rast i kanosjes.

    Si pasojë e hetimeve të kryera nga Policia, të mërkurën rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar një person të dyshuar me inicialet L.A (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M, 31 vjeçar dhe K.M, 22 vjeçar.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark