Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rajonin e Prishtinës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. Por, siç njofton policia, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky është vetëm një nga 21 persona e arrestuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.
Po ashtu, policia njofton se në Komunën e Ferizajt, tetë femra janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore pasi të dyshuar ende të panjohur kanë hedhur prej, që konsiderohet si mjet i rrezikshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se janë shënuar 37 aksidente trafiku por pa fatalitete./Insajderi