Arrestohet personazhi i njohur në “TikTok” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personazhi i njohur në “TikTok”

    Insajderi
    27 February 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në rrjetin social “TikTok”, është arrestuar sot nga policia.

    I riu akuzohet se përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Pas kërkimeve, policia e Korçës lokalizoi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin, i cili brenda 48 orëve pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark