Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili derisa ishte i dehur ka kanosur familjen e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur familjarët e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com