×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi i dyshuar që sulmoi forcat e sigurisë me 29 maj në Zveçan

    Insajderi
    24 July 2024 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin D.D, si njëri ndër personat që ka përdor dhunë, dhe sulmoi KFOR’in me 29 maj të vitit të kaluar.

    “Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan”.

    Tutje Policia e Kosovës ka treguar edhe veprat penale për të cilat ai dyshohet.

    • Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
    • Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
    • Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
    • Sulm ndaj personit zyrtar

    Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark