
Policia e Kosovës ka arrestuar një 23 vjeçar në Prizren i cili ishte duke u kërkuar nga autoritetet, shkruan Insajderi.
Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizimin dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 11.02.2025, rreth orës 12:10 min në Prizren kanë arrestuar të kërkuarin M. Q. 23 vjeçar, mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Policia bëri me dije se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë muajve (11) e pesëmbëdhjetë (15) ditë burgim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.