Një person i armatosur me emër Miroslav Stankovski, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Beograd, i cili kishte në plan ta hidhte në erë Qeverinë e Serbisë.
39-vjeçari kishte mbushur një makinë me eksplozivë ndërsa me vete kishte edhe dy granata dore.
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, thuhet se njësitë e intervenimit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia pasi që ka dalë në vendin e ngjarjes ka informuar prokurorin kompetent dhe se është ende duke punuar për këtë rast, njofton Vijesti.
Policia ka biseduar rreth dy orë me të dyshuarin për ta ndaluar sulmin, ku këtë e arriti rreth orës 6:45 të mëngjesit.
Të gjitha rrugët rreth Qeverisë së Serbisë janë bllokuar e gjithashtu edhe transportit publik në pjesën ku ndodhet Qeveria e Serbisë.