Arrestohet personi që festoi me armë për zgjedhjen e Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që festoi me armë për zgjedhjen e Thaçit

    Insajderi
    09 March 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë e më pastaj ta arrestojë personin i cili më 26 shkurt, në mbrëmjen kur Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit, u pa duke gjuajtur me armë zjarri nga selia e PDK-së në Prishtinë.

    “I dyshuari është identifikuar dje nga ana e policisë dhe gjithashtu është kërkuar që të paraqitet në polici, i njëjti është paraqitur në stacionin policor qendra në Prishtinë sot rreth orës 09:30”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Atij i është konfiskuar arma, një karikator me 5 (pesë) fishek, si dhe leja e armës që i dyshuari e posedonte”, raporton policia./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark