Në rajonin e Mitrovicës, Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me iniciale Sh.S i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Policia me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në shtypin e personit të dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar mbi 4 kilogramë substanca narkotike, një peshore digjitale dhe dy telefona mobil
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës ë dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë 4 kilogramë e 766”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Insajderi.com