Arrestohet personi që kanosi prokurorin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që kanosi prokurorin

    Insajderi
    06 April 2017 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa, të enjten, është kanosur në zyrën e tij të punës nga Hysin Pllava, i cili më pas është arrestuar nga policia.

    “Betimi për Drejtësi” ka mësuar se kanosja kishte ndodhur për shkak se prokurori Sefa kishte qenë i ngarkuar me rastin penal të djalit të Hysinit, Fisnik Pllava.

    Hysini fillimisht kishte kërkuar takim me prokurorin, i cili e kishte pranuar në takim në zyrën e tij. Në takim ai iu kishte drejtuar prokurorit Sefa me fjalët “a e din se ti ma ke dënuar djalin tem” dhe “do të jesh përgjegjës para Zotit dhe robit”, më pas, duke bërtitur, kishte filluar ta ofendonte prokurorin me fjalë të ndryshme. Prokurori Sefa ka lajmëruar policinë dhe pak më vonë personi i dyshuar është arrestuar.

    “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Zejnullah Gashi, i cili ka deklaruar se ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar dhe poashtu është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gashi ka njoftuar se personi është ndaluar si i dyshuar për veprën penale të kanosjes dhe si e tillë do të procedohet më tutje.

    “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me prokurorin Sefa dhe ai ka thënë se shkak për këtë ngjarje është një gjykim gjatë vitit 2016, i zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ai kishte përfaqësuar prokurorinë dhe ku djali i Hysinit, Fisnik Pllava, ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë. Sefa ka thënë se s’ka asnjë problem personal me Hysinin, i cili e ka kanosur, por se është fyer dhe ofenduar vetëm për shkak të punës së tij profesionale që ka bërë në lëndën penale ndaj djalit të tij.

    Gjykata Themelore në Prizren e kishte dënuar Fisnik Pllavën me 22 muaj burgim efektiv për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

    Prokurori i kanosur, kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, në lidhje me lartësinë e dënimit, ku Apeli kishte aprovuar ankesën e tij dhe të Fisnik Pllavës ia kishte rritur dënimin në 3 vite e 2 muaj burgim efektiv.

    Hysin Pllava dyshohet për kryerjen e veprës penale kanosje, e cila sipas Kodit Penal, dënohet deri në 3 vite heqje lirie.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark