×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që po e transportonte autorin e vrasjes së policit serb

    Insajderi
    18 July 2024 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia serbe është mobilizuar në kërkim të Artan Hajrizit, 33-vjeçarit nga Kosova të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajti autor të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.

    Autoritetet serbe kanë arrestuar taksistin me inicialet H.M., i cili po e transportonte drejt kufirit dorasin e policit Nikola Kërsmanoviq.

    Sipas mediave serbe, autori është Artan Hajrizi, i cili refuzoi ta hapte çantën për kontroll.  

    Prokuroria e Lartë Publike në Shabac është duke kryer hetime në vendngjarje.

    “H.A. aktualisht ndodhet në arrati dhe policia është në kërkim intensiv. H.M., i cili drejtonte veturën, është ndaluar nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë për veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz, ka thënë prokurori, Slavoljub Petkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark