Policia ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka vjedhur një motor dhe më pas e ka shitur në vlerë të 750 euro së bashku me një Iphone 5.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një motor me katër rrota të tipit “Buggy 250”, pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtin më pas e ka shitur 750 € si dhe një telefon Iphone 5”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur në fshtin Vrellë të Istogut. Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit ëshë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com