Prokurorët amerikan kanë njoftuar se një polic i sistemit të transportit publik në kryeqytetin amerikan, Uashington është arrestuar me akuzën se ka bërë përpjekje që të ofrojë përkrahje militantëve të Shtetit Islamik.
Kjo është hera e parë që një oficer i sundimit të ligjit në SHBA përballet me akuzën e tillë.
Departamenti i Drejtësisë dyshon se Nicholas Yong, 36 vjeçar ka marrë disa kode që përdoren me qëllim të përdorimit për dërgim të mesazheve që Shteti Islamik i ka përdorur për rekrutim.
Yong më pas dyshohet se këto kode ia ka dërguar një informatori të FBI-së që ai besonte se po punn për Shtetin Islamik, njofton Departmanti amerikan i Shtetit përmes një komunikate.
Komunikata gjithashtu thotë se Yong ka udhëtuar drejtë Libisë dhe ka punuar përkrah rebelëve që e kanë larguar nga pushteti liderin, Muamer Gadafi, njofton REL.
Ai gjithashtu dyshohet se është takuar me një agjent të fshehtë të FBI-së duke e këshilluar atë se si të evitojë zbulimin nga forcat e rendit derisa largohet nga SHBA për t’iu bashkuar grupit militant.