Arrestohet polici për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, IPK jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet polici për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, IPK jep detaje

    Insajderi
    25 July 2025 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”.

    Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, jashtë detyrës zyrtare me veturë private e ka shkaktuar aksidentin ku vdiq një 53-vjeçar.

    Sipas njoftimit të IPK-së, viktima L.S., ishte staf civil në Policinë e Kosovës, teksa zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

    “Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”.

    “Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar Inspektorati Policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark