Një profesoreshë universitare u largua nga posti i saj për shkak se presidenti turk u ndje i fyer nga një ligjëratë të cilën ajo e kishte mbajtur.
Universiteti “Bilgi” konfirmoi se profesoresha Zeynep Sayın Balcikoglu u largua për shkak se fyeu presidentin turk gjatë një kursi ne Universitet, një ditë pasi kishte ligjëruar, raporton “Independent”.
Profesoresha Balcikoglu, e cila ishte ligjëruese në Fakultetit te Komunikimit, u përjashtua posa zyra e rektorit kuptoi për incidentin.
‘’Zyra e rektorit menjëherë dha udhëzime për të analizuar incidentin dhe rrjedhimisht te hapet një hetim për këtë rast”, shkruajnë mediat turke, raporton Insajderi.
Në Turqi është e ndaluar të flasësh kundër Qeverisë apo çdo institucioni shtetëror. Në rast se ndodh, qytetari mund të vuaj pasojat e dënimit.
Një profesor britanik i cili ligjëronte Shkencat Kompjuterike u arrestua në muajin mars po në këtë Universitet, duke thënë se u akuzua për nxitje te terrorizmit./Insajderi.com