Policia e Kosovës e ka arrestuar farmacisten C.Y., e cila është edhe pronarja e një barnatoreje në Prizren, pasi nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të barnave.
Barnat medicinale të cilat ishin pa dëshmi për origjinën janë sekuestruar nga Inspektorati Framaceutik.
“Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.