Një punëtor i Agjencisë Gjermane të Inteligjencës është arrestuar për shkak të disa deklaratave islamike.
Njëri nga zëdhënësit e Agjencisë Gjermane të Inteligjencës, ka treguar se i dyshuari kishte përdorur një emër të rremë për deklaratat islamike si dhe ka zbuluar disa materiale të brendshme të agjencisë, shkruan BBC.
Ai ka treguar se punëtori i tyre është me origjinë spanjolle mirëpo është konvertuar në islam. Mirëpo, familjarët e tij nuk kishin dijeni se ai është konvertuar në islam, shkruan BBC.
Ndërsa sipas gazetës gjermane “Die Welt”, i njëjti ishte dyshuar se ka bërë planifikimin e një sulmi me bombë në zyrën e Këlnit, ku ai së fundi ka punuar në vëzhgimin e situatës islamike në Gjermani. /Insajderi.com