Arrestohet punonjësi civil i Policisë së Kosovës për ngacmim seksual ndaj të miturës – IPK rekomandon suspendimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet punonjësi civil i Policisë së Kosovës për ngacmim seksual ndaj të miturës – IPK rekomandon suspendimin e tij

    Insajderi
    04 June 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, që sipas autoriteteve është zyrtar i stafit civil pa autorizime policore, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual.

    Sipas komunikatës zyrtare të IPK-së, hetimet kanë nisur pas pranimit të informatave që lidhen me përfshirjen e këtij zyrtari civil në një rast të ngacmimit seksual. IPK-ja ka ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

    “Bazuar në hetimin preliminar, dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dyjavore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur, të gjinisë femërore, në afërsi të objektit shkollor ku ajo ndjek mësimet”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e tij nga pozita që mban në Policinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark