Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar i nacionalitetit serb në Graçanicë, i cili ka keqtrajtuar seksualisht një femër të mitur serbe.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht viktimën femër serbe të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ky person pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com