Arrestohet sërish politikani serb, Aleksander Arsenijeviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet sërish politikani serb, Aleksander Arsenijeviq

    Insajderi
    02 October 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në veri të Mitrovicës.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, duke shtuar se ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

    “Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Elshani.

    Ai ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbil pranë restorantit të sapohapur.

    “Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, pohon ai.

    Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.

    “Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, sqaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark