Arrestohet sërish Visar Ymeri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet sërish Visar Ymeri

    Insajderi
    20 April 2016 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rreth orës 10:00, policia arrestoi sërish kryetarin e këtij subjekti, Visar Ymeri.

    “Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes Vetëvendosje po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit. Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

    Visar Ymeri dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pritet që të dalin sot para gjykatës lidhur me një përleshje që ka ndodhur në vitin 2012 me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Ai edhe më herët ishte arrestuar meqë kishte refuzuar të paraqitej në seancë.

    Vetëvendosje kërkon “urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark