Arrestohet shoferi i veturës që goditi rëndë 20 vjeçaren në Fushë Kosovë e iku nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet shoferi i veturës që goditi rëndë 20 vjeçaren në Fushë Kosovë e iku nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    25 April 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin i cili aksidentoi rëndë 20 vjeçaren në Fushë Kosovë duke ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Insajderi.

    Policia njoftoi se fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arrite në një autoservis në Çagllavicë.

    “Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore”, bëhet e ditur nga Policia.

    “Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, tha policia.

    “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Dje rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.

    Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja 20-vjeçe e cila është dërguar për tretman mjekësor.

    Pamje të veturës:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark