Arrestohet shqiptari i cili vrau gruan e tij në Greqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet shqiptari i cili vrau gruan e tij në Greqi

    Insajderi
    16 May 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burri i cili vrau 40-vjeçaren, Enkelejda Danaj në Greqi është arrestuar mesditën e së enjtes. Sipas informacioneve ai është arrestuar në zonën e Filit.

    50-vjeçari Eduard Danaj është pikasur nga një patrullë e policisë greke jashtë një pallati në zonën e Fylit.

    Sipas Euronews Albania, ai mesa duket kishte konsumuar alkool teksa dyshohet se kishte tentuar të fshihej në pallatin në ndërtim e sipër.

    Ndërkohë, 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të  Menidit, sipas Protothema e kishte denoncuar plot tre herë partnerin e saj të larguar për dhunë në familje.

    Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024.  Më pas  burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas incidentit dhe ajo i tha se ishte mirë.

    40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.

    Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark