Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Barcelonë, ja për çfarë akuzohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Barcelonë, ja për çfarë akuzohet

    Insajderi
    30 December 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar i cilësuar si kriminel i rrezikshëm, ka përfunduar në pranga nga policia spanjolle.

    Arrestimi i tij është bërë disa ditë më parë në lagjen Sants të Barcelonës, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Spanjë. Kjo është arsyeja pse ai fshihej nën një identitet të rremë.

    Në vitin 2016, Gjykata e Barcelonës vendosi masën e dëbimit nga vendi dhe ndalimin e kthimit për pesë vjet kur e dënoi shqiptarin me gati pesë vjet burg për grabitje me dhunë dhe kanosje me armë zjarri dhe plagosje.

    Ndonëse nuk duhet të hynte në territor deri në maj të 2023-shit, i paraburgosuri është kthyer më herët dhe për të mos u lokalizuar nga policia. Shqiptari rezulton me disa precedentë penale për grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj punonjësve të rendit. Në momentin e arrestimit, policia verifikoi se ai mbante deri në tre identitete të rreme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark