Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identitetin e dikujt tjetër për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë, ku edhe është arrestuar pasditen e së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi
“VJEDHJA E IDENTITETIT DHE PAJISJA E QASJES /LEGALIZIM I PËRMBAJTËS SE RREME – Rr. Eliot Engel, Pejë 11.05.2024 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/