Arrestohet sigurimi i kryeministrit Mickoski, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet sigurimi i kryeministrit Mickoski, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar

    Insajderi
    01 April 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sigurimi personal i kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, Angel Saramakov, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat nga burgu, transmeton Insajderi.

    Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec.

    Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.

    Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark