Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

    Insajderi
    27 March 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore ka ndaluar të dyshuarin M.M për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’.

    “Ekziston dyshimi se i dyshuari M.M., me qëllim të përfitimit material, duke ushtruar profesionin e taksistit, iu ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion, duke iu aranzhuar takime me persona të ndryshëm për shërbime seksuale, në këmbim të të hollave, ashtu që nga Prishtina i sjellë në Gjilan dy vajza të moshës 22 dhe 23 vjeç, ku për shërbimet seksuale për të njëjtat i merr të hollat në shumë prej 520 euro, në bazë të masës së fshehtë të simulimit të rastit”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale për të cilën me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark