Një vajzë 16 vjeçare franceze është vënë nën hetime nga Gjykata e Francës për arsye se dyshohet që për mes një aplikacion ka bërë planifikimin e një sulmi xhihadistë .
Vajza u arrestua në shtëpinë e saj në afërsi të Parisit, të enjten e kaluar pas një bastisje të policisë franceze, raporton BBC.
Sipas hetuesve ajo ishte shumë e radikalizuar dhe ishte administratore e një aplikacioni që bënin thirrje për sulme terroriste që është përdorur nga njerëzit, që kanë vrarë një prift në Normandi muajin e kaluar.
Gazeta franceze “Le Parisien”, raporton se bastisjet e të enjtes janë bërë për arsye se shërbimet e sigurimit kanë parë sjellje të dyshimta nëpër rrjetet sociale, duke bërë thirrje dhe shpërndarjen e videove për të kryer sulme terroriste.
Në muajin e kaluar në Francë dy 19-vjeçar sulmuan një kishë ku dhe e prenë në fyt priftin, ku njëri prej tyre kishte qenë pjesë e këtij aplikacioni./Insajderi.com