Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës

    Insajderi
    09 August 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes.

    Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht.

    Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese

    Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark