Mëngjesin sotëm policia ka shkuar në banesën ku jeton kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe e ka arrestuar atë.
Ndaj Ymerit ka një urdhërarrest nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me një fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe ish-deputeti Florin Krasniqi dhe deputeti Reshep Selimi.
Ymeri nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të thirrur më herët për këtë rast.
Gazeta Express ka siguruar pamjet e arrestimit të tij nga një qytetar.
http://www.dailymotion.com/video/x3vc8no_arrestohet-visar-ymeri_news