×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet xhaxhai përdhunues, nëna në Gjirokastër: Abuzon me vajzën time prej vitesh

    Insajderi
    04 November 2021 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë nga Gjirokastra, pas 4 vitesh mësoi se vajza e saj abuzohej seksualisht vazhdimisht nga një i afërm i tyre.

    Abuzimi ndaj vajzës ka nisur që kur ajo ishte 12 vjeç, nga xhaxhai i babait të saj Kabul Hunda.

    53-vjeçari Hunda dyshohet se ka ushtruar marrëdhënie seksuale me dhunë sistematikisht me 16-vjeçaren.

    Denoncimin në polici e ka bërë xhaxhai i së miturës, ndërsa familjarët pohojnë jashtë kamerave se vajza dukej e trembur prej një periudhe të gjatë por vetëm dje i ka treguar nënës së saj.

    “Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte”.

    E ëma e 16-vjeçares thotë se abuzuesi vinte shpesh në familjen e tyre.

    “Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën”.

    Kabul Hunda tashmë është arrestuar, dhe do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”./TCh/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark