Arrestohet zyrtari i ATK-së, dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirohen pronat e bllokuara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari i ATK-së, dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirohen pronat e bllokuara

    Insajderi
    19 September 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Policia njofton se janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

    “I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark